U zhvillua sot në Gjykatën e Catanias seanca parapërgatitore në ngarkim të grupit italo-shqiptarë drejtuar nga Moisi Habilaj. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta policore .

Në sallë ishin prezentë Moisi Habilaj i transferuar nga burgu me mjete të blinduara dhe një eskortë policore e përforcuar. Ai është futur në sallën e Gjykatës përmes garazhit të saj. Për arsye sigurie, policia ndaloi mediat të filmojnë gjatë seancës gjyqësore.Vendimi për gjykimin e shkurtuar do jepet në 25 shtator

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm shumë familjarë të të arrestuarve disa prej tyre ardhur enkas nga Shqipëria. Pas një debati mes avokatit të njërit prej të arrestuarve italianë, Gjykata e shtyu seancën për në 25 shtator 2018, ku do të vendoset nëse do të pranohet kërkesa e këtij të pandehuri për një gjykim të shkurtuar.

Sipas procedurës gjykimi shkurtuar parashikon mos shtimin e provave të reja përveç atyre që janë aktualisht në dosje. Kjo i mundëson të pandehurit dënim më të ulët. Mesohet se “Moisi Habilaj gjatë të gjithë seancës, e cila ka zgjaur më shumë se 2 orë, u shfaq i qetë madje duke qeshur bashkë me të arrestuarit e tjerë”.

Në një moment ai ka përshëndetur të gjithë të pranishmit në sallë. Edhe avokati Moisi Habilajt ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij. E njëjta kërkesë u përsërit edhe nga avokatët e tjerë.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET BANDA QË IMPORTOI 5 TONË DROGË NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërHIPËN MBI PALLAT DHE KËRCËNON TË HIDHET