Seanca gjyqësore për Armando Koçerrin i dyshuar për lidhjet e tij me grupin e Habilajve, u shty për në datën 30 tetor.

Ndërkaq shkalla e parë e krimeve të rënda, pranoi kërkesën e Koçerrit për gjykim të shkurtuar.

Armando Koçerri, akuzohet për veprat penale të kryera në kuadër të grupit të strukturual criminal, trafikimi i lëndëve narkotike të mbetura në tentativë, grup i strukturuar criminal dhe armëmbajtje pa leje.

I pandehuri Koçerri, po gjykohet veçantë nga pjesa tjetër e grupit të Habilajve, ku të përfshirë janë Moisi Habilajn, Florian Habilajn, Tigrencs Mezuraj, Armando Sulaj, Meridian Sulaj dhe Nezar Seiti. Shkak është fakti që këta ndodhen në Itali dhe i vetmi i cili po qëndron në burg në vendin tonë, është Armando Koçerri.

Hetimet për grupin e Habiljave nisën në vitin 2016 nga prokuroria, ndërsa në tetor të 2017-ës, në shtëpinë e Koçerrit në Vlorë, sekuestrohen rreth 4 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, 1 armë gjahu, disa municione dhe 27 fishekë.

Sipas prokurorisë e cila ka përgjuar dhe zbardhur bisedat mesa Koçerrit dhe Habilajve, rezulton se sasia e drogës është depozituar së bashku me Mojsi Habiljan. Në këtë mes, Koçerri është marrë s ii dyshuar për shkak të ndihmës që i ka dhënë këtij grupi dukë vënë shtëpinë e tij në dispozicion të tyre.

I akuzuar për lidhje me grupin e Habilajve ka qenë edhe ish Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i akuzuar për trafik droge dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata e Krimeve të rënda, në seancën e datës 19 shtator, e dënoi Tahirin me 3 vite shërbim prove, duke e ndryshuar akuzën në shpërdorim detyre.
Me herët prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg për Tahirin.

Artikulli paraprakPËRPLASI PËR VDEKJE TIFOZIN E INTERIT, URDHËR ARRESTI PËR ULTRASIN
Artikulli tjetërI DËNUAR PËR VRASJE, TENTON ARRATISJEN NGA BURGU