Çdo gjyqtarë i cili do të dalë në punë përgjatë ditëve të pushimit apo festave zyrtare do të marrë 50 % shtesë mbi pagën ditore.
Report Tv ka zbardhur vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të marrë ditën e fundit të muajit shkurt me shumicë votash të anëtarëve të KLGJ-së.
Në bazë të ligjit për statusin e gjyqtarëve si dhe funksionimit të organeve të drejtësisë KLGJ ka marrë këtë vendim: “Gjyqtari që ushtron funksionin në ditët e pushimit javor apo festave zyrtare, përfiton shtesë page në masën 50% të pagës së tij ditore”.
KLGJ kërkon nga gjykatat në rang vendi të krijojnë fondin e veçantë të miratuar në buxhetin e saj.
Efektet financiare të këtij vendimi nisin prej 1 Janar 2019 dhe çdo gjyqtar i cili deri më tani ka gjykuar apo do të gjykoj duke dalë në punë ditët e pushimit apo festave do të marrë shtesën në pagë.
Pagesa për një ditë pune ndaj gjyqtarëve në varësi të pozicionit apo vjetërsisë së tyre si dhe kualifikimeve nis nga 3 mijë deri në 6 mijë lekë dita, e në rast të zbatimit të këtij efekti shkon në 4 mijë e 5 qind deri në 9 mijë lekë