Prokurori i Apelit në Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Gentian Trenova, duket se do ta ketë të vështirë të kalojë kriterin e aftësive personale, një nga tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët.
Në seancën dëgjimore të KPK-së ku po shqyrtohet dosja e tij, relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi deklaroi se prokurori Trenova ka mbyllur hetimet për një trafikant droge të kapur nga policia greke.
Bekteshi: KPK i ka kërkuar barrën e provës për mosfillimin e procedimit e hetimit pasuror për shtetasin V.L. i cili ishte kapur me nje sasi lende narkotike. Shtetasi V.L., është ndaluar nga policia greke me një sasi të konsiderueshme droge. Sipas policise pasuria e këtij personi eshte e vene nga aktiviteti kriminal. Materialet jane derguar te krimet e renda, por subjekti ka vendosur te mos fillojë hetim per kete rast.
Sipas KPK, prokurori ka kryer hetim te paplote, duke mos hetuar per verifikimin e këtij personi.
Të njëjtin fat ka pasur edhe hetimi ndaj një prokurori të kapur në korrupsion.
Bekteshi: Zoti Trenova ishte caktuar si prokuror edhe ne rastin e nje korrupsioni te nje tjetër prokurori, ne kete rast ka pasur si prove edhe nje pergjim telefonik. Per kete rast subjekti ka mbyllur hetimet, madje subjekti i eshte drejtuar gjykatës per asgjesimin e materialit, kerkese e pranuar nga gjykata.
Trenova e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 dhe prej asaj kohe ka ushtruar funksionin në prokurorinë e Kurbinit, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si dhe në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.