Gjyqtari i gjykatës së apelit në Shkodër Aleks Nikolli në inagurimin e librit të tij “Dënimi Penal, mes populizmit dhe drejtësisë” deklaroi se Kodi Penal shqiptar ka shumë mangësi dhe se struktura e tij vjen nga sistemi komunist.
Numri i të dënuarve për 100 mijë banorë sipas të dhënave zyrtare nga drejtoria e burgjeve është trefishuar që nga viti 1991 ndërsa Shqipëria ka normën më të lartë në Ballkan dhe Europë. Dënimi Penal mbetet një prej çështjeve më të diskutuara ndërsa Shqipëria sipas gjyqtarit Nikolli nuk ka marrë shembujt më të mirë për Kodin Penal siç janë vendet nordike apo vende tjera që në momente të vështira kanë gjetur zgjidhjet e duhura.