Skuadra e Vllaznisë do të kërkojë fitore në dy ndeshjet e radhës. Fillimisht kuqeblutë janë të përqendruar tek përballja që kanë me Laçin, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.
Administratori i Vllaznisë Astrit Gjyrezi cilëson si tejet të rëndësishme dy sfidat e radhës ndaj Laçit dhe Teutës që mund të përcaktojnë fatin e këtyre ekipeve në këtë sezon.
Vllaznia ka humbur dy ndeshjet e deritanishme me Laçin ndaj kësaj radhe kërkon që të marrë fitoren e parë në këtë kampionat që do të pakësonte ndjeshëm rrezikun e mbijetesës. Klubi shkodran duket se ka zgjidhur edhe ngërçin e pagave që nuk ishin dhënë ende çka mund të jetë një motiv më shumë për ekipin e trajnerit Armando Cungu.