Një tragjedi familjare ndodhi ditën e sotme (19 tetor) në Kretë, kur një gjysh humbi jetën, pasi arriti të shpëtonte nipin dhe mebsën e tij të moshës 7 dhe 8 vjeç nga mbytja.
Sipas informacioneve, viktima ishte një turist francez, i cili së bashku me gruan dhe nipërit e tij u nisën për pushime. Para se të jepte frymën e fundit ai mund të shihte se fëmijët ishin shpëtuar.
Sipas cretapost.gr, familja e turistëve bëri një shëtitje në zonën e Agios Konstantinos në Gouves. Pak para orës 5 pasdite, roja e shpëtimit në Gouves pa tre persona që luftonin në det. Ai menjëherë u zhyt dhe shpëtoi dy fëmijët, ndërsa më pas u përpoq të shpëtonte edhe burrin.
Fatkeqësisht ai u nxor pa shenja jete në breg.
Një varkë e portit mori trupin e gjyshit dhe e transportoi atë në portin e Gouves ku u mor nga ambulanca e EKAB.