Fahri Vejuka gjyshi i Asmer Bilalit: Shpresojme qe shteti te gjeje autoret e vrasjes sepse eshte nje ngjarje shume e rende qe ka ndodhur.
Pothuajse eshte shuar nje familje pas kesaj ngjarje dhe institucionet do te bejne detyren e tyre per cfare ka ndodhur. Asmer Bilali eshte djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri eshte ne burg prej disa muajsh.
Ai do te jete vetem ne varrim por ne kerkojme qe te lihet te pakten dy dite tek banesa e tij per te pritur njerezit sepse nuk ka askend.
Vellai i tij 23 vjeç eshte shume i semure dhe nuk eshte askush tjeter. Shpresojme qe institucionet te vendosin doren ne zemer dhe te na mirekuptojne ne kerkesen tone.
I falenderojme qe e kane lejuar te jete ne varrim por kerkojme te qendroje pak me gjate, te pakten dy dite dhe normalisht me prezencen e policise.
Per te tjerat shteti te beje detyren dhe nese ka bere dicka mund te denohet por sot i kerkojme ta lejojne te pakten dy dite qe te qendroje sepse do dalin dy kufoma nga shtepia jone.