Policia Vendore e Lezhës ka bërë të ditur se u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për Z. D., 15 vjeçe, banuese në Shëngjin.
Të njëjta burime sqarojnë s kjo masë u mor, pasi xhaxhai B. D., dhe gjyshja Z. D., respektivisht 44 dhe 63 vjeç, banues në Shëngjin kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Mësohet se materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë.
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 20. 11. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen Z. D., vjeçe 15, banuese në Shëngjin, pasi xhaxhai B. D., dhe gjyshja Z. D., vjeç 44 e 63, banues në Shëngjin kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.