Gjyshja shqiptare fsheh kokainën nën jastëk,arrestohet

 

Policia italiane arreston gruan shqiptare, 64-vjeçarja e kishte shndërruar shtëpinë në Porte Vale në laborator droge. Gjatë kontrollit në shtëpinë e shqiptares V.H policia ka gjetur rreth 60 gramë kokainë në dhomën e gjumit të cilën e kishte përshtatur për aktivitetin kriminal. Ndërsa një sasi të lëndës narkotike e kishte fsheur nën jastëk. Nëse droga do të shitej në treg mund të kapte vlerën e 7 mijë eurove. E moshuara shqiptare me nënshtetësi italiane është rezidente në Porte Vale dhe nga hetimet e para konsiderohet si një nga personat kryesor të trafikut të drogës në sheshin Jesi. E moshuara jetonte së bashku me vajzën dhe dy nipërit në një shtëpi që ishte e frekuentuar gjatë gjithë kohës. Por sipas hetimeve të policisë familjarët nuk janë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të 64-vjeçares.

Artikulli paraprakKULTIVONIN BIMË NARKOTIKE, ARRESTOHEN BABË E BIR
Artikulli tjetër27 PERSONA NË PRANGA, POLICIA KAP FAMILJEN SHQIPTARE QË FURNIZONTE ME DROGË TREGUN