Fatorino i autobusit urban të linjës Tiranë-Vorë, është arrestuar nga policia pasi bashkë me kontrollin, i cili është shpallur në kërkim kanë goditur me thikë një pasagjer.
Sipas policisë fatorino Hazbi Begu, 23 vjeç nga Fushë Prezaq, është konfliktuar fillimisht me pasagjerin, R.M., 23 vjeç nga Kodër-Kamza për çështje bilete. Më pas në konflikt është futur dhe kontrollori i linjës C. K., 28 vjeç nga Tirana.
Konflikti më pas ka degraduar, pasi të dy, kontrollori dhe fatorino kanë goditur me thikë 23-vjeçarin. Ky i fundit është në spital jashtë rrezikut për jetën.