Të shtënat me armë zjarri kanë lënë pas 2 të vdekur dhe 4 të plagosur në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në një lokal në zonën periferike të Krastës, ku një grup personash kanë hapur zjarr me kallashnikov. Policia: “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Krastë në Elbasan ku dyshohet se nga disa persona është qëlluar me armë në drejtim të një lokali dhe për pasojë dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetas dhe janë plagosur 4 persona të tjerë, nga të cilët dy janë në gjendje shumë të rëndë në spital”. Pritet mbërritja e helikopterit për ti transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë burime nga spitali konfirmojnë 3 viktima dhe 4 persona të tjerë të plagosur. Mësohet se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bllokuar qarkullimin përgjatë gjithë aksit Elbasan-Librazhd. Policia: “Menjëherë në ndihmë të policisë së Elbasanit janë nisur forcat speciale RENEA, FNSH e Tiranës , FNSH e Fierit. Janë angazhuar forcat policore të komisariateve Lushnje, Fier, Berat, Durrës.Eshtë krijuar perimetri rrethues ku janë bllokuar të gjitha pikat hyrëse e dalëse me Elbasanin”. Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje për ngjarje te ndodhura më parë.Janë identifikuar dhe tre personat që mbetën të vrarë mbrëmjen e sotme në luftën në Elbasan. 2 viktimat mësohet se janë me mbiemrin Artin dhe Agron Çapja, ndërsa personi i tretë është me mbiemrin Muçaj. Policia ka gjetur armët në vendin e ngjarjes, disa kallashnikovë që besohet se janë përdorur në krim. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka urdhëruar dërgimin e forcave speciale RENEA drejt Elbasanit.

Artikulli paraprakFINALET E KUPES SE BASKETBOLLIT DO TE ZHVILLOHEN NE SHKODER
Artikulli tjetërELBASAN, ARSYEJA E KRIMIT TË RËNDË