Një ngjarje e shëmtuar është pasqyruar nga mediat botërore, ku një operatore hungareze godet duke penguar refugjatët sirianë, të cilët po tentonin ti largoheshin policisë, në kufirin serbo-hungarez. Operatorja, Petra Lazlo shihet duke goditur refugjatin sirian, i cili mbante në krahë fëmijën e tij të trembur nga forcat e policisë. Në momentin e rrëzimit ai bie mbi të birin dhe më pas tenton të largohet.
Imazhet e pasqyruara në mediat online në kohë rekord sollën edhe reagimin e vetë kanalit që e dënoi veprimin e shëmtuar të punonjës së tij. Ajo u pezullua menjëherë nga puna në televizionin hungarez “N1TV”, ku punonte si operatore. Shkak i vendimit unanim të drejtuesve ishin pamjet e marra nga kolegët e saj, ku Lazlo shihet duke zgjatur këmbën dhe duke rrëzuar qëllimisht në tokë disa prej refufgjatëve. “Sot, një kolege e “N1TV” u soll në mënyrë krejtësisht të papranueshme në qendrën e pritjes së Roszkes dhe për këtë arsye u vendos pushimi i menjëhershëm i saj nga puna.” shkruhet në deklaratën e postuar prej stacionit televiziv. Por, telashet e operatores duket se nuk do të përfundojnë këtu, pasi dy parti opozitare deklaruan se do të kërkojnë ngritjen e një akt-padie ndaj saj për dhunë ndaj një pjesëtari të komunitetit, duke rrezikuar dënimin deri në 5 vite heqje lirie. Nuk kanë munguar as reagimet e ashpra të rrjeteve sociale, ku në “facebook” është krijuar një faqe me emrin “Petra Laszlo, muri i turpit” dhe njerëzit kanë dënuar ashpër veprimin e kameramanes dhe e kane cilësuar xhestin e saj si tepër të ulët. Ndërkohë që mediat kane zbuluar se ajo është nje aktiviste e një partie të ekstremit të djathtë në Hungari.
MBRETËRESHA ELIZABETH II, MONARKJA MË E VJETËR NË FRON
Elizabeth II do të bëhet mbretëresha më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar dhe do të parakalojë stër-stër-gjyshen e saj Mbretëreshën Victoria, që mbajti kurorën për 63 vite. Mbretëresha Elizabeth II e mori fronin në moshën 25-vjeçare.Kryeministri britanik, David Cameron ka vlerësuar rolin e mbretëreshës në 6 dekadat e fundit, duke thënë se Elizabethë gëzon mbështetje në të gjithë botën. Sipas tij, gjatë 63 viteve të fundit, ajo ka qenë një shkëmb stabiliteti në një botë ku kanë ndodhur shumë ndryshime dhe shërbimi e roli që ka luajtur ajo ka bërë që të mos gëzojë mbështetje vetëm në Britani, por në të gjithë botën. Si një Princeshë e re, Elizabethë nuk e kishte menduar që të merrte kurorën, pasi i ati George VI mori fronin vetëm kur vëllai Edward VIII abdikoi në vitin 1936 për t’u martuar me një grua të divorcuar amerikane. Por, ai vdiq papritur në shkurt të vitit 1952.
Që kur mori fronin Elizabethë, Britania ka ndërruar 12 kryeministra, ndërsa Shtetet e Bashkuara 12 Presidentë. Elizabeth II ka lindur me 21 prill 1926 në Londër.