Investimi i Bashkisë Shkodër për rikonstruksionin e godinës së njësisë administrative në Gurin e Zi, ka përfshirë në debate këshilltarët e bashkisë Shkodër.
Kanë qënë këshilltarët e majtë ato të cilët kanë kërkuar më shumë informacion për një investim të tillë ndërkohë nga ana tjetër kanë propozuar që këto fonde të shkojnë për qëndrën shëndetësore Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është shprehur se nje investim i tillë është i domosdoshëm për të krijuar një imazh të ri të kësaj godine e cila është tejet e amortizuar dhe që një pjesë e zyrave që ndodhen në qëndren multifunksionale të lirojnë një hapësirë të tillë dhe kjo qëndrë të jetë në eficence për komunitetin Godina e ish komunës Guri i Zi, pritet tashmë ti nënshtrohet rikonstruksionit, duke ofruar një imazh të ri jo vetëm ndaj shërbimit për komunitetin por edhe ambjent të përshtatshëm për punonjësit e administratës