Për të paktën pesë grabitje dhe më shumë se 30 vjedhje shtëpish në Campania dhe në Lazio janë përgjegjës 18 shqiptarë dhe 2 italianë,
të cilët u arrestuan nga karabinierët italianë me urdhër të prokurorisë së Caserta për krime, vjedhje të rënda dhe grabitje.
Nëntë urdhra janë ekzekutuar për arrest me burg, një për arrest shtëpie, ndërsa pesë për detyrim paraqitjeje në polici, njoftojnë sot meduat italiane.
Dy të dyshuar janë në Shqipëri.Shqiptarët e arrestuar kanë qënë arrestuar edhe në të kaluarën por janë kthyer në Itali në mënyrë të paligjshme për të kryer krime të tjera.