Goditet banda e çuditshme e grabitjes së 80 000 eurove djathë

 

Një bandë e çuditshme është goditur nga policia italiane në Modena, ndërsa ishte e specializuar për vjedhjen e djathti. Të paktën 11 persona kanë përfunduar në pranga në një operacion të koduar “Wine & Cheese” (Verë dhe djathë). Të akuzuarit, disa prej të cilëve nga Serbia, kanë grabitur plot 16.000 shishe verë me një vlerë totale 100 mijë euro si dhe djathë i quajtur “Parmigiano Reggiano” me vlerë 80 mijë euro. Por shifrat nuk janë këto, pasi banda dyshohet se ka kryer grabitje të shumta në të gjithë Italinë. Në tre vitet e fundit, në të vendit janë grabitur rreth 10 milionë euro djathë e produkte të tjera. Nuk dihet ende nëse të gjitha grabitjet janë kryer nga e njëjta bandë.

Artikulli paraprakGJYQTAR NË STRASBURG, KANDIDATËT NGA SHQIPËRIA KALOJNË PROVËN
Artikulli tjetërSHKËMBIM ZJARRI NË NJË LOKAL NË SHKODËR