Policia greke ka zbuluar një rrjet ku ishin të përfshirë edhe oficerët greke, të cilët i lëshonin karta identiteti dhe pasaporta të falsifikuara kriminelëve shqiptarë, në pritje të urdhër arresteve.

Sipas mediave greke në këtë rrjet ishin të përfshirë gjithsej 33 persona, gjashtë oficerë policie, pesëmbëdhjetë individë grekë dhe 12 të huaj.

Oficerët e policisë që shërbenin në policinë të Atikës ngritën “fabrikën e falsifikimit” të kriminelëve shqiptarë nga dhjetori 2016 deri në mars 2018 dhe ishin aktivë në lëshimin e kartave të identitetit grek dhe pasaportave kriminelëve.

Tarifa për secilën letërnjoftim dhe pasaportë greke varionte nga 5000 deri në 40,000 euro për secilin rast.

Hetimi zbuloi se oficerët e policisë kishin “pastruar” 12 raste të të huajve, tetë prej të cilëve ishin kapur nga policia dhe katër të tjerat ishin arrestuar nga autoritetet e huaja, në Francë, Spanjë, Bullgari dhe Holandë për përfshirje në organizata kriminale, trafik droge, plaçkitje dhe vjedhje, ndërsa të tjerët u arrestuan nga autoritetet greke dhe u dorëzuan autoriteteve italiane dhe moldave ndërsa ishin në pritje të urdhër-arresteve evropiane për trafik droge.

Kështu, me lëshimin e kartave të identitetit dhe pasaportave, pagëzoheshin qytetarë “grekë”. Më pas ata lëviznin të lirë, me një të kaluar “të pastër” dhe pa vepra penale.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET SKEMA E TRAFIKUT TË KLANDESTINËVE PËR 100 EURO, 3 NË PRANGA, 1 NË KËRKIM
Artikulli tjetërVETËVRASJA TE 313, INSPEKTORIATI I DREJTËSISË: PO VERIFIKOJMË NËSE KA PASUR VONESA NË HETIME