Policia greke ka goditur një grup të trafikut të drogës, ku në pranga janë vënë 3 grekë dhe 2 shqiptarë, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe tre shqiptarë të tjerë.

Operacioni u zhvillua në Athinë, Patra dhe Ftiotida, ndërsa është sekuestruar edhe skafi që e transportonte drogën nga Shqipëria në Greqi.

Autoritetet policore helene sekuestruan më shumë se 28 kg kanabis, 240 gram kokainë, një pistoltë, një motoçikletë, një automjet dhe një shumë prej 4 mijë eurosh.

Artikulli paraprakDREJTORI MUSTEDANAGIÇ VIZITON AKADEMINË “SHKODRA”
Artikulli tjetërTRI OPERACIONE ANTIDROGË, SEKUESTROHEN 11 KG KANABIS, 5 TË ARRESTUAR