Goditet banda shqiptare e grabitësve në Itali, 8 të arrestuar
Policia Italiane ka shkatërruar një bandë hajdutësh shqiptarë. Në prangat e policisë së Bolonjës janë vënë tetë shqiptarë. Gjatë arrestimit shqiptarëve i janë sekuestruar pjesa më e madhe e objekteve të grabitura. Ansa shkruan se kjo bandë vepronte në zonën Emilia Romagna. Shqiptarët që u kapën të shtunën jetonin në tre apartamente në zonën mes Bolonjës dhe Kazalekios. Kohët e fundit janë shtuar denoncimet e banorëve për vjedhje të banesave, madje dhe në zona shumë të njohura.