Policia greke ka rënë në gjurmët e një bande grabitësish shqiptarë, që vepronte në zonën e Janinës dhe sidomos në fshatrat pranë vijës kufitare.

Pas arrestimit të një shtetasi shqiptar 25 vjeç, janë identifikuar edhe tre bashkëkombës të tjerë, që janë shpallur në kërkim.Policia e Janinës ka dalë në një konferencë për shtyp enkas për këtë ngjarje.

Policia tha se karakteristikë e pjesëtarëve të bandës, ishte se ata i kryenin grabitjet me fytyra të maskuara, ndërsa ishin tepër të dhunshëm. I kërcënonin me jetë viktimat, i rrihnin dhe i lidhnin, por edhe i plagosnin.

Madje gjatë një grabitjeje vitin e kaluar, e rrahën kaq keq viktimën, një plak 90 vjeçar, saqë ky ndërroi jetë pas katër muajsh në spital ku ishte dërguar që në momentin e parë.
Policia thotë gjithashtu se deri tani ka verifikuar 13 grabitje të kryera nga grupi, që prej prillit 2017, kur datohet fillimi i veprimtarisë kriminale.

Ata preferonin para (KESH), pajisje elektronike dhe automjete.
Ndërsa në një rast, nën kërcënimin e një arme gjahu dhe një thike, u morën 20 euro dy emigrantëve shqiptarë, të cilët po prisnin autobusin në stacion.

Artikulli paraprakQENI ZBULON VDEKJEN E TË RIUT SHQIPTAR
Artikulli tjetërPOLICIA SHKATËRRON BANDËN FAMËKEQE, 9 NË PRANGA