Goditet brutalish i riu, një person në pranga

Një persona ka përfunduar në spital, pas dhunës së ushtruar ndaj tij. Si bëjnë me dije burime nga policia, 30-vjeçari Gentian L., banues në fshatin Bujqëz, të Elbasanit, është vënë në pranga rreth orës 2:00 të mëngjesit të sotëm. Ai është vënë në pranga lidhur me një ngjarje të ndodhur një ditë më parë në këtë fshat. Gjatë mbrëmjes, Gentiani ka goditur me sende të forta, Gëzim H., 27 vjeç. Për shkak të lëndimeve të marra, ky i fundit është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakKAMIONI PËRMBYSET NË RRUGË, PAK METRA LARG HUMNERËS
Artikulli tjetërZJARR NË QENDRËN E EMIGRANTËVE NË PARIS, NJË I VDEKUR, 14 TË PLAGOSUR