Operacioni “Night Shoot” – Itali, goditet grupi i kokainës edhe me shqiptar me përfitime 300 000 euro
Një sasi një 1 kg kokainë, 11 kg hashash dhe 90 mijë euro është sekuestruar nga policia italiane gjatë një operacioni. Në pranga kanë përfunduar gjashtë persona, midis të cilëve edhe një shqiptar me iniciale M.E, 29 vjeç, i cili jeton prej vitesh në Itali. Mediat vendase shkruajnë se operacioni “Night Shoot” për goditjen e grupit kriminal që merrej me shitjen, posedimin, prodhimin dhe përpunimin e kokainës dhe hashashit, u krye në periferi të Ferentinos. Gjatë aksionit u zbulua edhe një laborator droge. Nga hetimet mendohet se grupi ka arritur të përfitojë mbi 300 mijë euro gjatë 6 muajve. Të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në burgun e Frosinone. Operacioni për arrestimin e tyre i krye gjatë ditës së djeshme (15 tetor).