Goditet grupi i shqiptareve që shiste drogë në Itali e Gjermani
Operacioni i policisë që u zhvillua në Itali, Shqipëri e Gjermani ka vënë në pranga 11 persona. Pas disa muaj hetimesh, policia italiane bashkë me policinë shqiptare dhe atë gjermane kanë shkatërruar një grup kriminal të trafikimit të lëndëve nerkotike. Grupi përbëhej nga 9 shqiptarë, 1 italian dhe 1 maroken dhe aktivitetin e kryenin në Firence të Italisë. 11 persona, pjesë të një grupi kriminal të trafikut të drogërave të rënda janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët. 9 prej tyre janë shqiptarë, një italian dhe një maroken. Kreu i ketij grupi kriminal ishte po ashtu shqiptar nga Vlora. Sipas policisë droga sigurohej nga vendet e ulëta të Europës dhe shitej në Firence të Italisë dhe ne Gjermani. Tre prej pjesëtarëve janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa të tjerët në Itali dhe Gjermani. Po ashtu, gjatë arrestimit policia u gjeti edhe një sasi kokaine dhe marijuanë.