Policia greke godet nje grup te trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Grupi trafikonte marijuane përmes kufirit greko-shqiptar ne Igumenicë dhe me pas e transportonte ne Athinë.

I njëjti grup kryente dhe shpërndarjen e marijuanës por edhe drogave te forta ne vende te ndryshme te Greqisë.

Gjatë operacioni janë arrestuar 21 shtetas shqiptare e greke njëkohësisht në qytete të ndryshme të Greqisë. Jane sekuestruar 142.5 kg marijuane, 3.3 kg kokaine, 1 pistolete dhe 16.756 euro.

Këtij grupi ne operacione të mëparshme i janë sekuestruar 140 kg marijuanë, 650 gram kokaine dhe 400 gram heroine ndërkohë qe llogaritet qe prej shtatorit 2018 ky grup ka arritur te trafikoje e shesë rreth 500 kg marijuanë, 6 kg kokaine dhe 1 kg heroine.

Operacioni ndërkombëtar i policisë greke në bashkëpunim me autoritetet në Belgjike dhe vende të tjera evropiane.

Identifikohen si pjesëtarë të një grupi kriminal 10 shqiptare e 1 rumun. Arrestohen 8 ne Greqi, 1 ne Bruksel, Belgjike e shpallen 2 ne kerkim qe po ndiqen nga polici te vendeve europiane.

Grupi kriminal akuzohet per vrasjen ne prill 2018 ne Kifisia te biznesmenit grek Aleksandro Stamatiadi. Grupi akuzohet per 1 grabitje banese, 55 vjedhje, 9 tentativa vjedhje, 1 tentative vjedhje bankomati.

Artikulli paraprakEDI RAMA REAGON PËR VENDIMIN SKANDALOZ NDAJ DRITAN DAJTIT
Artikulli tjetërARRESTOHET PRONARI I NJË LOTOJE, SEKUESTROHEN TAVOLINA POKERI DHE CHIPS-A