Një grup që merrej me futjen e makinave luksoze në Shqipëri, duke shmangur detyrimet doganore është goditur nga organet e drejtësisë.
Prokuroria e Tiranës, njofton se janë arrestuar pesë persona dhe ndaj tre të tjerëve janë lëshuar urdhër-arreste, nën akuzën e futjes kontrabandë të automjeteve tip “Range Rover” të prodhuara në vitin 2015, duke shmangur vlerën e doganës.
Në pranga përfunduan:-Elison Shehaj, lindur në Ballsh-Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (4 herë) dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/3 ( 4 herë) i K.Penal. Ky shtetas ka pasur pozicion pune specialist i regjistrimit të mjeteve në DRSHTR-Tiranë.
-Mirjan Driza, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (2 herë). Ky shtetas ka pozicionin e agjentit doganor në agjencinë doganore “Laura One”, Durrës.
-Xhani Rama, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”,
-Ervin Demiraj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
-Aurel Karaj, lindur në Tiranë dhe banues në Kodër Kamëz, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë në bashkëpunim”, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.
Masa e sigurimit arrest në burg është caktuar dhe ndaj tre shtetasve, I.T, Th.R dhe R.H, të cilët janë shpallur nga policia në kërkim.
Organi procedues në funksion të këtij hetimi ka caktuar dhe masat ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj shtetasve:
-Merita Zonja, lindur dhe banues në Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”,
-Ilir Prifti, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”.
Masë sigurimi detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore është caktuar për shtetasit:-Miri Zenaj, lindur dhe banues në Fier, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
-Imerr Kaca, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”, masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Prokuroria e Tiranës sqaron se procedimi penal ka nisur në vitin 2017 dhe pas një hetimit disamujor të prokurorëve të Strukturës së Posaçme (Forca e Ligjit) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bënë të mundur zhvillimin e operacionit.