Një sasi prej 60 kilogramë marijuanë është kapur në Maqedoni.
Lënda narkotike është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme.
Mësohet se një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohe që vazhdon ndjekja per disa persona të tjerë. Operacioni është në vijim nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim.
Të dhënat flasin për një trafik të mirefilltë droge, ndërkohë që ende nuk zbulohen emrat e trafikatëve. E panjohur per momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqiperia.