Një operacion i përbashkët kundër mashtrimit online është ndërmarrë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Mësohet se prokuroria e Pordenones ka lëshuar 14 masa sigurie, ka denoncuar 61 persona si dhe janë urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri.

Banda përbëhet nga shtetas shqiptarë dhe sipas agjencisë së lajmeve ANSA, mësohet se kanë arritur të përfitojnë përmes mashtrimit 5 milionë euro qytetarëve italianë.

Gjatë 42,000 përgjimeve të kryera nga hetuesit italianë, rezultoi se paratë pastroheshin në vendet e BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën, Gjermaninë dhe ishin konvertuar në kriptovaluta, shkruan ANSA

Artikulli paraprakEKZEKUTOHET ME PESË PLUMBA SHQIPTARI NË GREQI, POLICIA DYSHON SE U VRA PËR LARJE HESAPESH
Artikulli tjetërSTAR TREND – NJE DITE ME “LIBURNA CRUISES”