Agim Shimaj, kryeinspektor i inspektoriatit rajonal të punës së Shkodër është goditur në trup teksa po dilte në punë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 e 30 minuta. Vetë Shimaj rrëfen sulmin ndaj tij.Shimaj thotë se është goditur pas shpine dhe se nuk i njeh dy personat që e kanë sulmuar edhe pse kanë qenë pa maska.
Shimaj thotë se ka marrë disa goditje në trupin e tij ndërsa në momentin e sulmit në ndihmë i ka ardhur edhe roja i institucionit.Pas ngjarjes Agim Shimaj fillimisht i është drejtuar spitalit rajonal të Shkodrës nga ku ka marrë mjekimin dhe më pas ka bërë edhe denoncimin në polici për sulmin ndaj tij. Policia ka nisur hetimin për gjetjen e dy personave që goditën kryeinspektorin.