Mjeku pediatër Skënder Duka është bërë pre e dhunës mbrëmjen e së enjtes në spitalin rajonal të Shkodrës.
Babai i një fëmijë të sëmurë e ka goditur doktorin pasi ky i fundit ka transferuar djalin e tij nga reparti i pediatrisë në atë të kirurgjisë. Fillimisht mjeku ka bërë një denoncim në polici por më pas e ka tërhequr atë duke gjetur gjuhën e zgjidhjes me ata që e goditën.
Shefja e pediatrisë Greta Naraçi pranon atë çfarë ka ndodhur ndërsa mohon se ka ardhur nga ndonjë abuzim dhe sqaron rastin që solli konfliktin fizik. Shefja Naraçi shprehet se në spital nganjëherë qytetarët është e vështirë të kuptojnë rregullat dhe procedurat ndaj bën apel që të ruajnë qetësinë në çdo rast.
Edhe më përpara rastet e dhunës kanë qenë prezente në spitalin e Shkodrës duke shtuar edhe dëmet materiale brenda pavioneve apo kërcënimet dhe presionet e herë pas hershme.