Goditet organizata e fajdeve, kapen 612,000 euro e pllaka ari
Një organizatë në formën e firmës piramidale është shkatërruar nga policia greke në Ioannina, duke çuar në pranga 6 persona, e 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata kishin krijuar një skemë që u kishte sjellë fitime të mëdha parash, ndërsa klientëve të tyre u merrnin shuma të konsiderime të këmbim të emërtimit të lartë të çeqeve bankare. Në krye të organizatës qëndronte një 65 vjeçar grek. Gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar plot 612,000 euro, 66 022 dollarë, 8760 paund britanikë, si dhe 100 monedha ari. Veprimtaria e organizatës e shtrirë në aktivitetin e fajdeve, ka sjellë operacionin e policisë në Janinë, Athinë, Arta, Selanik, Korint dhe Xylokastro. Midis të arrestuarve është edhe një shtetas bullgar si dhe tre të tjerë nga Pakistani. Tipari kryesor i veprimtarisë së tyre ishte “kreditimi privat”, dhe më pas merrnin shuma të mëdha nga transaksionet e kamatave. Anëtarët kishin role të përcaktuara në hierarkinë e organizatës, ku 65 vjeçari grek ishte në krye, ndërsa në rang të dytë ishte 34 vjeçari bullgar dhe një 45 vjeçare greke. Ndërsa katër shtetas të tjerë, shërbenin si bashkëpunëtor me sipërmarrësit aktiv në mbledhjen e parave dhe kontrolleve, ndërsa anëtarët e tjerë shërbenin për identifikimin e “viktimave” të mundshme. Përveç sasive të mëdha të parave, janë sekuestruar 4 shufra dhe fletë ari, një pllakë ari prej 1 kg, katër monedha ari dhe një varëse po e tillë, tre vula dhe dokumente të ndryshme. Gjithashtu janë sekuestruar edhe makina, ndërsa nga kontrollet e tjera janë gjetur edhe 62,300 euro.