Karabinierët kanë shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge të përbërë nga shqiptarë e tunizianë në zonën e Riminit.

Tetë persona kanë përfunduar në pranga pas operacionit që nisi me hetimet nga shtatori 2017 deri në shkurt 2018. Rrjeti i shpërndarësve përdorte si bazë logjistike një magazinë të braktisur në Santarcangelo.

Në magazinë janë gjetur 52 gramë kokainë e 32 gramë heroinë.
Nga tetë të arrestuarit, dy janë shqiptarë. Një shqiptar, banues në Misano, dhe dy tunizianë janë në burg, ndërsa të tjerët janë me detyrim paraqitjeje.
.

Artikulli paraprakAKSIDENTOI TË MOSHUARËN, ARRESTOHET 28-VJEÇARI
Artikulli tjetërURDHËR ARRESTI NGA SERBIA, NDALOHET NË VJENË VËLLAI I RAMUSH HARADINAJ