Itali, goditet rrjeti i prostitucionit drejtohej me tel nga burgu në Tiranë
Një vit hetime 10 shqiptarë të arrestuar mes tyre dhe kreu i bandës që shfrytëzonte vajzat shqiptare për prostitucion në Firenze është bilanci i operacionit të policisë italiane, policisë shqiptare dhe asaj franceze. Operacioni është finalizuar këtë të enjte dhe nën mbrojtjen e policisë italiane janë marrë 15 vajza shqiptare të cilat shfrytëzoheshin nga bashkëkombasit e tyre. Por si drejtohej ky grup? Hetimet e policisë dhe prokurorisë së Firenzes gjatë 1 viti nuk i kanë besuar syve kur kanë zbuluar se për çdo veprim që bënin anëtarët e grupit urdhrat vinin nga një telefon shqiptar që një herë në dy dit telefononte numrat e shqiptarëve të vënë në përgjim në Itali. Nga ndjekja e grupit hetuesit italian kanë mundur të identifikojnë dhe kreun e organizatës që rezultojnë një 37 vjeçar shqiptar i cili ndodhet në paraburgim në Tiranë me një tjetër akuzë nga drejtësia shqiptare e përkatësisht për tentativë vrasje. Mandat arrestet janë ekzekutuar në Itali, Francë e paraburgimin e Tiranës ku dhe drejtohej trafiku i prostitucionit. Ky grup menaxhonte dy rrugë në periferinë e qytetit të Firenzes përkatësisht rrugën Forlanini dhe Pellas dhe në orarin që vajzat dilnin për të gjetur klient ato ruheshin nga shqiptarët. Pas gjetjes së çdo klienti ato duhet të shkonin në apartamentet që dispononte grupi i trafikantëve dhe këto apartamente ata i kishin marrë me qira.