Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar në Castel Bolognese.
Shqiptarit iu gjetën 6 kg hashash, 1,5 kg marijuanë dhe gati 20 mijë euro para cash
Policia trokiti në portën e vilës private në mëngjes pas një pritje gjatë natës. Duke parë policët me uniformë, i riu kërkoi të ndihmohej nga një avokat.
Pas kësaj, 25 vjeçari pranoi të bashkëpunonte duke sjellë para policisë një cigare me 60 gram hashash.
Por, të ndihmuar edhe nga qentë antidrogë, karabinierët gjetën edhe gjysmë kg hashash dhe 4 gram marijuanë, përveç pajisjeve për të paketuar drogën dhe peshore elektronike.
Përveç kësaj, brenda një dollapi në papafingon ku flinte djali, mes shumë gjërash të tjera, policia gjeti një kuti metalike të mbushura me kartëmonedha me prerje të ndryshme, gjithsej 19 mijë euro.
Ndërsa në oborr ishte një makinë e mbyllur, ku gjatë kontrollit u gjet edhe një qese me 5 kg hashash dhe 1.8 kg marijuanë.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptarit të arrestuar.