Goditi infermierin, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pas incidentit të ndodhur në ambientet e spitalit rajonal të këtij qytetit. Altin Allka, me banim në Durrës u arrestua nën akuzën e goditjes për shkak të detyrës të një infermieri 38-vjeçar dhe shkatërrimit të pronës publike. Një ditë më parë nipi 6-vjeçar i Allkës është aksidentuar nga një motoçikletë. I tensionuar nga ngjarja dhe gjendja e nipit, 30-vjeçari ka goditur me grushte një nga infermierët në shërbim dhe derën e sallës së operacionit. Burime policore bënë të ditur se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ndaj drejtuesit të motoçikletës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Artikulli paraprakPËRNDJEK 16-VJEÇAREN E GODET POLICINË, ARRESTOHET SHPËRNDARËSI I PICAVE
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË LEZHË, FREZA E ZETORIT PLAGOS NJË PERSON