Në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të madhe, një drejtues mjeti goditi mbrëmjen e djeshme automjetin e policisë rrugore me targa MB 326.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor nacional Berat-Urë Vajgurore, në afërsi të një karburanti, ku gjendej automjeti i policisë që po kryente veprimet e para hetimore të aksidentit të djeshëm që i mori jetën një endacaku.

Drejtuesi i mjetit, me targa AA 541 SY, goditi makinën e policisë, dhe pas goditjes dhe dëmeve materiale që i shkaktoi mjetit të policisë, ka dalë në rrugë dhe ka ofenduar e sharë të gjithë efektivët që ndodheshin në vendngjarje.

Pas kësaj, ai është larguar nga vendngjarja, por përfundoi në prangat e policisë.
Fatos Çuni, pas arrestimit, iu nënshtrua tekstit të alkolit nga ku rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të tij i kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Artikulli paraprakTËRMET NË PUERTO RICO, 1 I VDEKUR
Artikulli tjetërGRABITET FILIALI I INSTITUCIONI FINANCIAR, AUTORI I PAARMATOSUR DHE LARGOHET ME VRAP