Publiku i televizionit ‘Klan Kosova’ ka mbetur i shokuar mbrëmjen e së premtes pasi debati politik mes deputetëve Milaim Zeka e Frashër Krasniqi u shndërrua në një ndeshje boksi.
Pas fyerjeve të nëpasnjëshme, Krasniqi i hodhi Zekës një gotë uji në fytyrë e më pas e goditi atë me grusht. Gjatë ditës së sotme, deputeti i partëse Vetë Vendosja Frashër Krasniqi u vu në pranga dhe ndodhet në ambientet e paraburgimit.
‘Me urdhër të prokurorit, Krasniqi është në paraburgim për shkaktim të lëndimit trupor.’- ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë së Prishtinës. Sakaq pritet që në orët në vazhdim të ketë një raport të detajuar për çështjen.