Një 27-vjeçar, banues në Shkodër, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka goditur një efektiv të rrugores. Në pranga të bluve ka rënë shtetasi Emiliano Mrishaj.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në bulevardin “Gjergj Fishta”. 27-vjeçari ka goditur me grushta shtetasin G. B, 37 vjeç banues në Tiranë, me detyrë specialist i menaxhimit të trafikut urbanë pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë. Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Goditje për shkak të detyrës” .