Goditi punonjësin e policisë bashkiake, pranga 55-vjeçarit

Policia e Firit ka arrestuar një 55-vjeçar pasi akuzohet se ka goditur punonjësin e policisë bashkiake në Patos. Në pranga u vu Kujtim Murati, 55 vjeç, banues në Patos. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Naftëtari“, Patos, në ambientet e Bashkisë, ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Patos, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Stacionit të Policisë Patos duke i kundërshtuar ata”, sqaron policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakASGJESOHET RRJETI QË TRAFIKONTE SHQIPTARËT ME 500 EURO PËR PERSON
Artikulli tjetërPOLICIA I GJEN 1 KG HEROINË NË MAKINË, ARRESTOHET SHQIPTARI