Në vijim të komunikatës datë 17.02.2015 për vepren penale « Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen” u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim me Nr.Extra datë 17.02.2015 si dhe u bë ekzekutimi i Urdhër ndalimi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder datë 18.02.2015 për shtetasin B P vjec 34, banues lagje « Tom Kola » qytet Shkoder, pasi me datë 17.02.2015 në ora 19.40 në qytet Shkoder, ne nje rrugice ne lagje « Mar Lula » ka goditur me mjete të forta në kokë duke i shkaktuar vdekjen e shtetasit Nikoll Jakaj vjec67, banues lagje « Mar Lula ». Nenit 88/2 të K. Penal.
TENTOI TË KORRUPTONTE EFEKTIVIN, ARRESTOHET 55 VJEÇARI. Me datë 19.02.2015 në ora 17.30 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E M, vjec 55, banues në fshatin Berdicë Shkoder, pasi në rrugen nacionale Shkodër-Tiranë në vendin e quajtur Harku i Berdices, duke drejtuar mjetit tip mercedes benz me targë SH 6679 D, është ndaluar nga punonjesi i policise F.H, dhe pa dijeninë e punonjesit të policisë i ka futur në xhep një kartmonedhë 500 lekeshe duke u perpjekur qe ta korruptoje, dhe më pas ka kundershtuar punonjesit e policisë duke refuzuar që të bëjë testin e alkolit. Materialet Prokurorisë Shkodër, nenet 244, 236 dhe 291 K.Penal.