Banorët e fshatit Golem, pjesë e njësisë administrative Rrethina vuajnë prej 2 vitesh nga mungesa e një rruge që ka dalje në qendër të fshatit.
Sipas tyre, krijimi i një rruge të re mund t’i kursejë rreth 1 ore kohë për në qendrën shëndetësore më të afërt.
Ato bëjnë me dije se disa herë i janë drejtuar institucionit përgjegjës për zgjidhjen e kësaj situate por sipas tyre, të gjitha kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhër.
Jane rreth 500 banorë të kesaj zone të cilëve u duhet të bëjnë 1 orë rrugë për në qendrën shëndetësore apo shkollën më të afërt.
Në këtë zonë, gjatë fushatës elektorale të 2015 janë bërë matjet e duhura për të filluar ndërtimin e rrugës, por që nga ajo kohë situata nuk ka njohur përmirësim.
Banorët e fshatit Golem bëjnë me dije se nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të ngrihen në protestë. Ato e shohin si mundësinë e vetme për të zgjidhur problemin e tyre.