Rreth 200 familje në fshatin Golem të njësisë administrative Rrethina vuajnë prej 9 muajsh mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Banorët shprehen se në vështirësi për të siguruar ujin e pijshëm, janë detyruar të hapin puse nëntokësore.

Mungesa e ujit të pijshëm në banesa është një problem I pranishëm prej vitesh në fshatin Golem. Edhe pse banorët disa herë I kanë bërë apel insitucioneve përgjegjëse për përmirësimin e situatës, akoma nuk janë marrë masa konkrete.

E vetmja mënyrë me të cilën banorët e kësaj zone mund të sigurojnë ujin e pijshëm është përmes puseve me ujë ose duke blerë botet 10 litërshe të cilat konsiderohen nga banorët si mjaft të kushtueshme.

Artikulli paraprakARTA MARKU DORËZON ZYRTARISHT KANDIDATURËN PËR KRYEPROKURORE
Artikulli tjetërTONIGHT – 29.04.2019