Të gjithë e kujtojnë Fadilin , banor I fshatit Golem të Shkodrës I cili vitin e kaluar u bë personazh mediatik për shkak të humanizimit që tregoi me bashkëfshatarët e tij. Duke qënë se në fshatin Golem nuk ka ujë të pijshëm dhe në stinën e verës shterrin puset, Fadili vendosi që ti japë ujë të gjithë fshatarëve të tij pa asnjë detyrim. duke qënë se në pusin e tij kishte fatmirësisht ujë mjaftueshëm.
Ndërsa sot Fadil Hasa nuk shpreson shumë që ti japë ujë për të pirë banorëve për faktin se pusi që ka në tokën e tij dita-ditës po shterron për shkak të thastësirë së zgjatur.
Disa herë kanë marrë premtime por deri më sot nuk është bërë asgjë për banorët e Golemit vetëm 1 km e gjysëm larg Shkodrës
Puset në të gjitha shtëpitë e njësisë Rrethina kanë shterruar dhe 25 mijë banorë nuk kanë ku të furnizohen dhe shpëtimtari i tyre është jo shteti por një banor i thjeshtë si Fadili Pavarërisht trajtimit disa herë të kësaj problematike, askush nuk ndërhyn dhe uji vijon të mungoje jo vetëm në zonën e Golemit por edhe në shumë fshatra të tjere të Shkodrës