Banorët e fshatit Golem, pjesë e njësisë administrative Rrethina, prej disa mujash vujanë nga depozitimi i mbeturinave në rrugën kryesore të fshatit.

Mbeturinat i gjen të shpërndara në hapësirën e kësaj lagjeje, e cila nuk i ngjan pjesës tjetër të fshatit. Banorët të lodhur nga kjo gjendje kanë bërë ankesa pranë institucioneve përgjegjëse por akoma nuk kanë marrë një përgjigje konkrete.

Nuk është hera e parë që Golemi vuan nga vëmendja e institucioneve vendore. Prej kohësh, banorët e fshatit atje janë ankuar nga mungesa e ujit të pijshëm, nga infrsatruktura e dobët dhe mospastrimi i mbeturinave.

Të mobilizuar për të zgjidhur probleme të tilla, banorët kërcënojnë me ngritjen në protestë dhe bllokimin e rrugës kryesore të fshatit.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NDALOHET AUTORI I DISA VJEDHJEVE
Artikulli tjetërAMNISTIA PËR FESTAT E FUNDVITIT/ 630 TË DËNUAR DREJT LIRISË NGA BURGU, JA KUSH PËRFITON