Në njësinë administrative Rrethina, mungesa e kushteve të jetesës ëshët ndër fenomenet më të njohura me të cilat përballen qindra banorrë. Prej disa vietsh kërkohet që të rriten inevstimet për urbanizimin e zonës por asnjë akoma nuk janë plotësuar asnjë nga kërkesat që banorët I kanë shtruar ndër vite qoftë përmes rrugëve zyrtare apo edhe përmes apelit të bërë në media.
Pamjet tregojnë qartë për gjendjen në të cilën është braktisur ky fshat. Janë rreth 300 metër rrugë të cilat lidhin më rruëgn kryesore disa familje të fshatit Grudë. Pavaërsisht densitet të banorëve që shtohet vit pas viti, bashkia Shkdoër nuk është angazhuar në ndërtimin e një plani për urbanizimin e fshatit Golem ku jetojnë qindra familje.
Një ndryshi I tillë do të lehtësonte qarkullimin e fëmijëve që ndjekin procesin mësimor, apo të të moshuarve që jetojnë vetëm prej kohësh. Pellgjet e krijuara nga gropat me ujë pengojnë lëvizjen e këmbësorëve apo edhe atyre me biçikletë, pasi prezenca e ujit nuk të lë mundësinë të kuptosh thellësinë e gropave. Një tjetër problem mbetet edhe munegsa e një rrjeti elektrik të rregullt në këtë fshat.
Shtyllat elektrike janë të improvizuara me drunj të hollë të cilët bien sa herë ka stuhi ere ndërkohë që mbi to varen kabllot e energjisë elektrike. Siç duket, operatorët e shpërndarjes e energjisë elektrike kanë lënë të papërfunduar shërbimin për të cilin banorët paguajnë taksat çdo vit. Amortizimi I ketij rrjeti elektrik mbetet një kërcënim gjatë stinës së dimrit, ku edhe problemet me tensionin theksohen për shkak të kushteve atmosferike.