Në fshatin Golem të njësisë administrative Rrethina, prej vitesh nuk I kushtohet vëmendje pastrimit të kanaleve përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati. Disa herë në media, banorët kanë kërkuar që të merren masa për pastrimin e tyre por duket se këto kërkesa kanë rënë në vesh të shurdhër. Një prej banorëve në zonë tregon se duhet të shtohen fondet për pastrimin e plotë.

Ky kanal vijon të jetë i bllokuar prej vitesh si pasojë e mospastrimit. Bimësia dhe shkurret kanë pushtuar të gjithë gjatësinë e tij. Gjatë stinës së dimrit, ku reshjet e shiut janë të vazhdueshme, ky kanal bllokohet tërësisht duke bërë që uji të bllokojë edhe rrugën ku kalojnë dhjetëra persona çdo ditë.

Mungesa e mirëmbajtjes së këti kanali është trajtuar disa herë në media, por institucionet përgjgjëse vijojnë të tregohen indiferent ndaj këtij problemi që kërkon zgjidhje të menjëhershme.

Artikulli paraprakUNGREJ, DESTINACION I TURIZMIT MALOR
Artikulli tjetërERMIR LERËS I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT