Kanë mjaftuar pak reshje shiu që të gjitha rrugët dytësore të fshatit Golem në njësinë administrative Rrethina të mbulohen nga gropat me ujë.
Në të gjithë zonën jetojnë rreth 6700 banorë, ndërsa këta të fundit shprehen se gjendja është përkeqësuar nga viti në vit. Fëmijët dhe të moshuarit janë ata që e kanë më të vështirë lëvizjen gjatë ditëve me reshje. Fshati Golem është vetëm pak km larg qytetit të Shkodrës, por pavarësisht kësaj, amortizimi është i dukshëm në të gjitha rrugët që lidhin lagjet më njëra tjetrën. Banorët thonë se prej 26 vitesh nuk ka patur asnjë investim, ndërsa tani ndihen të dorëzuar para neglizhencës institucionale.