Një prej rrugëve të fshatit Golem në afërsi të varrezave vazhdon që të jetë totalisht e amortizuar. Ka mjaftuar pak shi që rruga e varrezave që lidh disa fshatra të bëhet pothuajse e pakalueshme

Banorët që jetojnë aty afër kanë kërkuar disa herë që të ndërhyhet dhe rruga të rikonstruktohet por ende nuk është marrë asnjë masë edhe pse premtimet janë bërë

E gjithë gjatësia e kësaj rruge është e mbuluar nga pellgjet me ujë, duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin Në këtë rrugë më të vështirë e kanë kalimin fëmijët, të cilët janë të detyruar të lëvizion që në mëngjes për të shkuar në shkollë

Duhen vetëm pak reshje shiu që rruga të shfaqë vështirësi të mëdha në lëvizjen e banorëve. Nje pjesë e tyre e kanë humbur besimin nga premtimet e shumta ndaj nuk kanë dëshirë që të prononcohen.

Artikulli paraprakMJEKJA MLLOJA: RRITET NUMRI I PACIENTËVE ME DIABET TIP 2
Artikulli tjetërKREU I KMSH URON BESIMTARËT PËR FITER BAJRAM