Pas heshtjes televizive lidhur me akuzat për vonesën e shkaktuar në hapjen e doktoraturës në “Ekonomi dhe Turizëm I Qëndrueshëm”, për herë të parë ka reaguar Suzana Golemi, rektore e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Golemi dekraloi se në asnjë moment nuk ka ndikuar në mbylljen e këtij programi studimi ende pa u hapur, por ka qenë duke punuar mbi rekomandimet e bëra nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Rektorja Golemi sqaroi se pedagogët kanë vonuar në plotësimin e rekomandimeve të bëra nga Ministria e Arsimit.
Programi I ciklit të tretë të studimit “Ekonomi dhe Turizëm I Qëndrueshëm” u miratua nga Ministria e Arsimit në 14 nëntor, kur ishte edhe afati I fundit I përcaktuar edhe nga bashkëpunëtorët europianë. Në këtë doktoratë mund të aplikojnë kandidatë nga fusha e Ekonomisë dhe Turizmit ose nga fusha të ngjashme dhe/ose të ndërlidhura me fushën e doktorates.