Në fshatin Golem, të njësisë Rrethina, furnizimi I banesave me ujë të pijshëm ka mbetur një premtim I pambajtur I fushatave elektorale. Prej më shumë se 30 vitesh, qindra familje nuk furnizohen me ujë, ndërsa si ankesat ashtu edhe premtimet për zgjidhjen e këtij problem kanë qenë të shumta.

Banorët tregojnë se furnizimi me ujë është I kushtueshëm pasi atyre u duhet të shkojnë deri në Prekal, në Grilë apo edhe zona të tjera për të gjetur burime uji për të mbushur bidonët e tyre.

Ata tregojnë se nuk kanë besim se institucionet përgjegjëse do të zgjidhin këtë problem që vështirëson kushtet e jetesës prej tre dekadash.

Ndërkohë bashkia e Shkodrës në fund të vitit 2019 nisi ndërtimin e një ujësjellësi në njësinë administrative Rrethina. Investimi është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, në një vlerë totale rreth 100 milion lekë të reja, ku nga ky investim pritet të përfitojnë rreth 14 mije familje. Por edhe pse pothuaj dy vite më pas, duket se ky investim nuk do të jetë akoma funksional për banorët.

Artikulli paraprak“PADIA KOLEKTIVE”, MEKANIZMI QË DUHET
Artikulli tjetërSHKODËR, MJEKIA: MASKA PËR DISA ORË DËME NË LËKURË