FOTO ILUSTRUESE

Kukesi e ka mbyllur ne avantazh pjesen e pare ne “Loro Boriçi” ndaj Vllaznise, fale golit te shenuar nga Rroca qe ne minuten e 9-te. Nje loje qe eshte kontrolluar me pas prej miqve te cilet do te tentojne ta ruajne ate deri ne fund te takimit, per te ruajtur kesisoj edhe vendin e pare ne renditje.

Vllaznia e nisi mire ndeshjen dhe brenda 5 minutave te para arrin te krijoje dy momente te rrezikshme me Shtubinen e Krujen. Megjithate ne minuten e 9-te Rroca “u vidhet” mbrojtesve shkodrane, shmang edhe portierin Sherri dhe e dergon topin ne rrjete, ndonese Gurishta perpiqet per ta ndalur por nuk ia del.

Nje gol i papritur qe ve ne veshtiresi vendasit megjithate ata mundohen te reagojne dhe kane edhe raste por Shtubina eshte i pafat ne nje moment. Megjithate pas minutes se 30-te ne fushe eshte Kukesi qe dominon dhe ne dy momente, Abazaj dhe Gavazaj jane prane golit te dyte.

Ne minuten e 37-te Shtubina futet ne zonen kukesiane dhe shtyhet nga Obanor duke pretenduar 11-metersh por nuk eshte i ketij mendimi arbitri Meta qe akordon vetem rivenie fundore.

 

Artikulli paraprakTHAÇI REFUZON RAMËN: NUK BËHEMI PJESË E INICIATIVAVE EKSPERIMENTALE RAJONALE
Artikulli tjetërMBRËMJE FESTIVE PËR FAMILJET E STREHUARA NË LEZHË